Me video në rrjetet sociale/ Dyshohet se dhunoi vajzën e mitur, nën hetim 29-vjeçarja

Një shtetase 29-vjeçare është vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për ‘Dhunë në familje’.

E reja me iniciale B. Ç., ka dhunuar vajzën e saj të mitur. Vendimi i policisë erdhi pas një video të publikuar në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *