“Me ma t’mirin e të tanve” Rama takohet me Abazoviç në Islandë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Islandë, aty ku do të mbahet Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.

Në kryeqytetin Rekjavik, Rama ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ka ndarë një foto në rrjetin social ‘Facebook’ ku ka shkruar:  “Me ma t’mirin e të tanve. Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.”

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të marrin pjesë në samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet. Mes të pranishmëve janë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *