Me kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi u kap me lëndë narkotike në qytetin e Luça-s. Në pranga ka rënë 23-vjeçari me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge.

Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme një ekip i Komisariatit të Policisë së këtij qyteti ndaloi një makinë tip ‘Fiat Panda’ model të ri, që ishte marrë me qira nga i riu. Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, shfaqi menjëherë një nervozizëm të pazakontë duke u përpjekur të justifikonte praninë e tij në Luça për arsye turistike.

Policia kreu kontroll në automjet nga ku rezultoi se brenda kabinës së pasagjerit kishte sasi droge tip kokainë. Brenda portofolit u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 625 euro, të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *