“Më jep lekët se të publikoj videot intime”, arrestohet i riu që shantazhonte 19-vjeçaren në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shantazhonte një 19-vjeçare braziliane se do t’i publikonte videot intime, në rast se nuk i jepte shuma të caktuara parash.

Bëhet fjalë për shtetasin Eraldo Dervishi, i cili i kishte marrë të resë nga Brazili edhe pasaportën e saj.

Sakaq, policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një aparat celular dhe një pasaportë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Extortion”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *