McGonigal/ “Ministrat e Ramës lënë dorëheqjen në tavolinë” Berisha sqaron omertën e kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë ‘të fortë’ ditën e sotme gjatë deklaratës për shtyp. Ai u shpreh se disponon prova autentike që do i bëjë publike, se disa ministra të kabinetit qeveritar Edi Rama, kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve që kanë pasur me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

I them Ramës largohu, jep dorëheqjen me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka minsitra të cilët kanë paraqitur dorëheqje, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal, por nëse bëhet fjalë për zëvendës të hapur të interesave ruse në Shqiëri ky është Damian Gjiknuri.

Gjykata rrëzoi tenderin që u dha kompanive ruse në 3 zona për shpim nafte në kundërshtim me ligjin, pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti e do i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor, nuk të mbron më askush.” – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

I pyetur për emra konkretë, Berisha tha: “Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do ti bëj publike në momentin real, disponoj dokumente të pakundershtueshme”.

Sakaq për pjesëmarrjen në zgjedhje ai tha se gjykata e ka dhënë fjalën e saj më 25 mars, ndaj u shpreh i bindur në pjesëmarrjen e zgjedhjeve të 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *