Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, në rrezik të tjerët

Humb jetën një turist në kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi i huaj, emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dëndura të shiut, e për rrjedhoje ka dalë nga shtrati lumi Langaricë. Në vendin e quajtur “Mulliri i Bënjes” policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë, të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.

Ndërkaq rrezikihet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *