Mbyll sezonin Telebingo Shqiptare, rikthehet sërish në shtator me super-çmime

Një armatë e tërë fituesish i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare edhe në shorteun e fundit të këtij sezoni, ku sërish janë fituar me dhjetëra miliona lekë nga lojtarët.

Telebingo Shqiptare do të rikthehet me një sezon të ri plotë surpriza të dielën e datës 12 shtator, ku sërish në lojë krahas çmimit të madh të javës, do të jenë makina “Mitsubishi”, “Rroga Telebingo”, 10 çmimet tradicionale prej 20,000 lekësh, teksa do të dyfishohen çmimet në lojën e ruletës së fatit, si dhe shumë dhurata dhe çmime të tjera që do të jepen nëpërmjet lojës telefonike.

Duke iu rikthyer shorteut të djeshëm, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 kontrabiletave për çmimin prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e sezonit të ri që do të nisë në datën 12 Shtator me ruletën e fatit për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të ruletës të cilat do jenë të dyfishuara. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme në ruletën e fatit janë fituar mbi 4 milionë lekë të vjetra. Konkretisht, kjo shumë është fituar nga: Bledi 25,000 lekë, Xhenada 24,000 lekë, Petriti 27,000 lekë, Ymeri 23,000 lekë, Alfredi 100,200 lekë, Sherifi 25,000 lekë, Alfredi 25,000 lekë, Ermali 26,000 lekë, Artori 23,000 lekë, një tjetër fitues 25,000 lekë, si dhe Razie 100,100 lekë.

Harta e fituesve ka vijuar të zgjerohet edhe më shumë me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Andin në qytetin e Shkodrës, të cilit fati i ka ecur më së miri. Në betejën me zarfet, ai është shpallur fitues i shumës prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Pas Shkodrës, loja telefonike është zhvendosur në Rrogozhinë duke përzgjedhur Ismailin si fitues të 85,000 lekëve. Po të njëjtën shumë ka fituar edhe Artemisa në kryeqytet. Feimi ka vijuar të luajë më tej me lojën telefonike duke siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe Hysenit në Durrës, i cili në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka fituar po ashtu plot 1 milionë lekë (të vjetra). Një tjetër fitues i është bashkuar më tej lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Bashkimin po në Durrës, i cili me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 1.1 milionë lekë (të vjetra)

Përzgjedhja e fituesve ka vijuar edhe me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh që ka mbërritur në vlerën e 1,242,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqtet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18989 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 423 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1.105 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, ku është paraqitur fituesi i çmimit të madh të një jave më parë, e cili ka tërhequr çekun me afro 10 milionë lekë (të vjetra)

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1./GazetaDita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *