Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë/ Deputetët kërkojnë rritjen e pagave, Shalsi kërkon largimin e kamerave

Tema e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë u bë projektligji për të bllokuar rritjen e pagave në administratën shtetërore.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi kërkoi paraprakisht që të fikeshin kamerat që deputetët të vazhdonin diskutimin në privatësi.

“A mund ta shkëpusim një moment mbledhjen? Hiqe kamerën të lutem. Na prit pak jashtë”, tha Shalsi.

Në mbledhje është diskutuar për disa profesione si ai i mësuesit që me rritjen e pagave do të paguhen më shumë se deputetët. “Unë e kam biseduar këtë çështje edhe me disa deputetë dhe do ta shtrojmë edhe këtu”, e hapi diskutimin pa kamera Shalsi.

Mësohet se deputetët do të paraqesin disa amendamente ku do të kërkohet respektimi i hierarkisë aktuale të pagave, çka do të thotë se me rritjen e pagës së Presidentit, rritet automatikisht edhe paga e deputetit.

Amendamentet do të diskutohen pas zgjedhjeve së bashku me projektligjin e qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *