Mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama kërkon angazhim dhe përgjegjësi maksimale të deputetëve socialistë

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në takim grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kuadër të organizimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burimet për mediat bëjnë me dije se Rama i ka dhënë direktiva deputetëve përsa i përket angazhimit dhe organizimit të degëve të PS-së në të gjithë qytetet e vendit.

Rama i ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal në zonat e tyre. Gjithashtu kreu i qeverisë ia ka thënë deputetëve gjatë mbledhjes se do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre.

Ndërsa ditën e nesërme (16 mars), Rama do të zhvillojë mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *