Mbi 45 mijë viktima nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 45 mijë persona. Autoritetet turke e siriane thonë se numri pritet të rritet. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 39,672.

Të mbijetuarit sirianë të tërmetit gjithashtu kanë filluar të kthehen nga Turqia. Rreth 1,795 sirianë kaluan nga Turqia në Siri, ditën e parë pasi Turqia ra dakord të lejojë refugjatët sirianë të prekur nga tërmeti të kthehen në vendin e tyre përkohësisht pa humbur statusin e tyre të mbrojtur në Turqi, tha zyrtari i kalimit kufitar.

Shifra e së premtes është e sigurt që do të rritet pasi ekipet e kërkimit marrin më shumë trupa mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë, i cili u konsiderua si fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë e Turqisë e Sirisë.

Ndërkohë, vazhdojnë ndihmat nga OKB dhe organizata të tjera për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi e Siri, paçka se situata në Siri është më problematikja. Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti, tha OKB.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *