Mbështetës i Putin/ Lukashenko mbërrin në Moskë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbërritur në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Të dy liderët do të shqyrtojnë një gamë të gjerë çështjesh të marrëdhënieve bjelloruse-ruse, duke përfshirë ato që nuk janë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Shtetit, shkruan CNN.

Më herët të mërkurën, Kremlini tha se propozimi i Lukashenkos për ngrirjen e “armiqësorëve” në Ukrainë – të cilin Rusia dhe Ukraina e kanë refuzuar – ka të ngjarë të diskutohet.

Ndërkaq, Putin është takuar me ambasadorët e rinj të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Moskë, të mërkurën, dhe e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Perëndimin për rritjen e konfrontimit gjeopolitik me Rusinë.

Putin ka thënë se BE-ja e ka nisur këtë konfrontim dhe e ka kthyer mbrapa misionin e saj “për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit evropian”.

Ai e ka akuzuar SHBA-në për nxitje të konfliktit në Ukrainë, përmes revolucionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *