Mbërrin në Kosovë ambasadori i ri amerikan, nesër dorëzon kredencialet

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka mbërritur në Kosovë. I ngarkuari i deritashëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giaxobbe ka njoftuar se e ka pritur ambasadorin Hovenier.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit”, shkroi Giacobbe në Twitter.

Siç njoftoi ai, ambasadori Hovenier do t’i dorëzojë letrat kredenciale gjatë ditës së nesërme.

“Vazhdoni ta ndiqni Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për përditësime mbi javët e para të Ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, shkroi Giacobbe.

Untitled

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *