Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, të plagosurit japin dëshminë: U shtrimë në tokë për t’i shpëtuar plumbave

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e dy ditëve më parë në lokalin e Fatjon Muratit, ku një 58-vjeçare humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Në dëshminë e tyre për grupin hetimor, të plagosurit Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, janë shprehur se në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë duke parë ndeshjen Juventus-Sampdoria.

Të plagosurit theksojnë që sapo kanë dëgjuar breshërinë e kallashnikovit janë shtrirë në tokë në mënyrë instiktive.

“Po shikonim ndeshjen Juventus-Sampdoria, ishim me kurriz. Instiktivisht u shtrimë në tokë për tu shpëtuar plumbave. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Në një moment dëgjuam breshëri dhe nuk kuptuam asgjë”, thuhet në dëshminë e tyre.

Kujtojmë se një breshëri kallashnikovi tronditi Tiranën mbrëmjen e 12 marsit ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të lokalit dhe për pasojë u vra banakierja e lokalit, 58-vjeçarja Mimoza Paja, teksa u plagosen 5 persona të tjerë, duke marrë plumba në trup. E lënduar mbeti dhe një vajzë 10 vjeç, si pasojë e xhamave që u thyen.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Pronari i lokalit, Fatjon Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *