Masakra në Don Bosko/ Lokali ishte vënë në sekuestro, Fatjon Murati me 5 mln euro pasuri

Tirana u trondit nga krismat e kallashnikovit mbrëmjen e djeshme ku u vra një person dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet fjalë për një lokal në zonën e Don Boskos në pronësi të Faton Muratit, i cili rezulton të jetë i sekuestruar.

Më 14 tetor të një viti më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve në pronësi të Fatjon Muratit. Vlera e pasurive të sekuestruara përllogaritet në rreth 5 milionë euro. Prokuroria thoshte se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.

Murati ishte vendosur nën hetim që në vitin 2018, pasi më 21 mars të atij viti, së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, është denoncuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Kjo veprimtari, sipas të dhënave nga mediat italiane, kishte nisur shumë më herët.

Më 31 tetor 2015, autoritetet italiane nisën hetimet ndaj Fatjon Muratajt, ndërsa një muaj më vonë, Gjykata e Trevisos lëshoi urdhër arresti për të duke e akuzuar për veprat penale të: “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Për këtë arsye prokuroria, në vitin 2022, pas disa viteve hetime, ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën “Lord Bajron”, apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.

Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.

Kujtojmë se masakra në Don Bosko ndodhi një natë më parë, ku dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe.

Sakaq, pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Fatjon Murati është vënë në pranga në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, teksa udhëtonte në një makinë me Endrit Doklen, kreun e fraksionit të bandës së Durrësit. Ai dyshohej se kishte lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Tiranë në korrik të verës së vitit 2022, por u lirua brenda pak javësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *