Masakra e “Micro Credit Albania”, Sejko “s’kishte parë gjë”, flet guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka raportuar këtë të martë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, në lidhje me shqetësimet publike për masakrën financiare të kompanive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.

I pyetur nga deputetët për kontrollin dhe licencat e këtyre kompanive mashtruese që u kanë marrë pronat mijëra qytetarëve dhe familjeve të tyre, Sejko u shpreh se ata nuk mund të bëjnë kontrolle në çdo kohë duke hequr në këtë mënyrë përgjegjësinë nga vetja.

  • Por Sejko harron gjithashtu se është  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe këto mashtrime financiare ose janë kryer nën bekimin e tij dhe ai ka pasur  dijeni.
  • Ose më keq akoma sistemi ka rënë dhe Guvernatori i bankës ka dështuar të kryej punën e tij si drejtues dhe minimumi duhet të lërë postin pasi ka dështuar me sukses.

Nuk kanë qënë të pakta rastete kur  Priza.al ka denoncuar  raste flagrante të dëshmitarëve dhe  personave të mashtruar nga Arben Meskuti  dhe Olsi Ibro.

Por për kërkesat me email dhe lotët e qytetarëve Sejko ka zgjedhur të hesht deri ditën e sotme kur situata nuk mban më dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

“Është e pamundur që ne të ekzaminojnë në çdo ditë, në çdo muaj ose edhe çdo vit çdo institucion financiar të licencuar nga Banka e Shqipërisë, pasi janë 11 banka, janë 26 jobanka, 16 SHKK (Shoqëri Kursim-Krediti) dhe 500 zyra këmbimi.

Është një numër subjektesh që do na kërkonte një ushtrim me ekzaminues. Ky është standardi ndërkombëtar që ndodh, në bazë të kritereve të riskut, ekzaminohen, ndiqen dhe rekomandohen.

Ne kemi vajtur dhe kemi bërë ekzaminimin e kësaj kompanie në vitin 2020 për herë të parë, pasi fenomeni filloi të zmadhohej dhe informacioni për herë të parë nga ministria është marrë fiks në vitin 2020. Ne kemi vajtur dhe e kemi ekzaminuar kompaninë dhe janë lënë disa rekomandime”, u shpreh guvernatori.

Më tej, Gent Sejko tregoi se kompanisë “Micro Credit Albania i është pezulluar licenca sepse nuk ka zbatuar rekomandimet e lëna në inspektimin e parë, por as në të dytin. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se kur kompania në fjalë ekzaminua, nuk kishte informacion për mashtrim financiar.

Por, ndryshe është realiteti që tregon se mijëra qytetarë dhe familjet e tyre janë traumatizuar nga “Micro Credit Albania” për vite me radhë. Madje, prej vitesh edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë ka ngritur zërin për abuzimet e mëdha dhe bllokimet e pronave, si presion që qytetarët të paguanin interesat dhe detyrimet që asnjëherë nuk zhdukeshin.

“Ne vajtëm për herë të dytë në vitin 2022 për inspektim dhe kemi vënë re mosplotësim dhe mosrespektim të rekomandimeve. Ne kemi marrë masë të dytë, për të adresuar problemin në varësi të shkeljeve brenda kuadrit rregullator që ka Banka e Shqipërisë. Ne nuk kishim informacion për mashtrimin financiar.

Nëse kishte problematika të mashtrimit me klientët në zyrat përmbarimore, kjo gjë nuk na rezultoi. Ajo që ne shikojmë dhe që kemi parë, ka të bëjë me ato rreziqe që shikon Banka Qendrore, që kanë të bëjnë me likujditetin, korrektesën ndaj klientit, transparencën, raportimin financiar, të cilat rezultuan se kompania nuk ishte korrekte dhe ne vendosëm pezullimin e licencës, duke lejuar kompaninë të ristrukturonte kreditë dhe të vazhdonte uljen e detyrimeve për klientët, por të mos blinte portofole të reja.

Pas një viti, në 2023 ne shkuam përsëri dhe vumë re që kishte devijanca, mosplotësime, se nuk i mbaj mend detajet”, u shpreh Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

https://www.priza.al/investigim-ii-piramida-arben-meskuti-olsi-ibro-zbulohet-godina-ku-qytetaret-mashtrohen-masivisht-siguria-kombetare-ne-rrezik-deshmi-tronditese/

 

KAMATVONESAT E KREDIVE TË KËQIJA/ Ligji thotë 30 përqind e principalit, por Arben Meskuti dhe Olsi Ibro marrin deri në 530 përqind. Ja si po hesht shteti dhe zyrtarët e përfshirë në skemën që ka grabitur mbi 40 milionë dollarë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *