Kreu i Dhomës së Përmbaruesve nxjerr të vërtetat: Tedi Malaveci njoftoi SPAK për masakrën financiare (SHKRESA)

Kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci ka reaguar pas një denoncimi  nga ana e rithemelimit, duke provuar se ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja për skandalin e mikrokredive.

Mirëpo, kjo betejë e Malavecit kundër “Micro Credit Albania” dhe “Final”, dy kompani mashtruese që kanë mashtruar e u kanë marrë pronat mijëra qytetarëve shqiptarë, nuk ju ka pëlqyer të gjithëve. Mes tyre, dhe Sali Berisha.

“Doktor Berisha, Ta kuptoj “hallin”! I njëjtë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që ndërkohë po djersin para Komisionit të Ekonomisë duke sqaruar mbi masakrën e mikrokredive.

Të ftoj të takosh qytetarin Fiqiri Bruçi dhe të lexosh “Dhomën” që ka zgjedhur të jetë aleat me Popullin dhe jo me Politikën! Me respekt vetëm për moshën, Tedi Pirro Malaveci”, thuhet në reagimin publik të kreut të Dhomës së Përmbaruesve Privatë.

Siç shihet dhe në shkresën e mëposhtme që mban emrin dhe firmën e Tedi Malavecit, ai vë në dijeni SPAK, Kryeministrinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, se “MCA” dhe Final” kanë mashtruar e traumatizuar mijëra qytetarë e familje shqiptare duke u bllokuar çdo mjet jetese.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë e ka adresuar dhe denoncuar pareshtur, për vite me radhë skemën kriminale të mashtrimit masiv financiar të qytetarëve shqiptarë, duke e ekspozuar atë publikisht në media dhe duke e adresuar institucionalisht, përfshirë ndër të tjera dhe Bankën e Shqipërisë.

Më poshtë, shkresa e Tedi Malavecit drejtuar SPAK për masakrën financiare:

Kreu i Dhomës së Përmbaruesve sulmohet prej ditësh nga

Kreu i Dhomës së Përmbaruesve sulmohet prej ditësh nga

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *