“Masakra e Fushë-Krujës”, Artan Hoxha: Të njëjtët autorë me atentatin e Ylli Ibrahimit, vrasësit u maskuan si policë

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se skuadra që ka kryer atentatin te mbikalimi i Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, ka përdorur uniformat dhe mejtet e policisë për të realizuar “misionin”.

Komentet Hoxha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, ku tha se autorët e vrasjes kanë nxjerrë më herët dy persona në rolin e policëve në rrugë, për të devijuar trafikun.

Ai shtoi se e njëjta skemë është përdorur edhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe sipas tij, atentate të tilla realizohen vetëm me mbështetjen e forcave të policisë.

“Ngjarja e 17 korrikut është një ngjarje shumë e rëndë me 3 të vrarë. Ka ndodhur në një aks ku gjithë Shqipëria e veriut dhe veriperëndimore e lindore kalon. Nga të dhënat që kam marrë më rezulton se aty ka qenë një skuadër që del edhe te atentati i 22 korrikut në Milot ku ishte shënjestër Ylli Ibrahimi. E njëjta teknikë ka qenë edhe aty. Kanë nxjerrë dy persona si policë për të devijuar trafikun që të lirojnë rrugën. Miloti ka vetëm një hyrje dhe dalje, ata e kanë mbajtur rrugën për gjysmë ore. Të bësh diçka të tillë ata kanë pasur informata të sakta për lëvizjet e policisë përveç përdorimit të mjeteve si fenelinat, tabela apo uniforma të policisë. Të organizosh diçka të tillë nuk është e lehtë sepse lë gjurmë. Brilant Martinaj nuk ishte një objekt shumë i lehtë, as Ylli Ibrahimi. Kanë qenë atentate me kosto të mëdha, për marrjen e informacionit, për mjetet, etj.

Duke qenë se kemi të bëjmë me kundërshtarë të Ervis Martinajt, të dyja palët janë zbuluar të kenë kontakte me policinë edhe në Tiranë. Janë 2 ngjarje të lidhura, më rezulton e njëjta dorë. Ka ndodhur në një hark kohor të vogël, pa u bërë të shtatat e të parit. Akuza kryesore që ka pasur Ervis Martinaj është që ka korruptuar policinë, edhe kundërshtari ka ndjekur të njëjtën taktikë për t’iu afruar”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *