Marsi nis me zi/ Tre viktima dhe tre të plagosur në dy krime në kryeqytet

Dy ngjarje të rënda kriminale kanë tronditur mesditën e sotme kryeqytetin. Si pasojë e tyre tre gra kanë mbetur të vdekura dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Dan Hutra ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt banesës së ish-gruas së tij në Paskuqan. Ai kishte dalë nga burgu para pak kohësh, teksa ishte i divorcuar me shtetasen Elena Hysa, 35 vjeçe. Kjo e fundit, së bashku me nënën e saj kanë mbetur të plagosura si pasojë e të shtënave. Fatkeqësisht, kanë humbur jetën Mevlute Hysa motra e ish-bashkëjetueses së autorit dhe Hasime Dafku, e fejuara e vëllait. Autori ndodhet në kërkim teksa dyshohet se ka plagosur edhe një tjetër shtetase në zonën e Astirit.

Një tjetër viktimë u shënua ditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Etleva Kurti është vrarë në oborrin e banesës së saj në Kamëz. Dyshohet se kjo vrasje lidhet me hasmërinë, pasi vëllai i viktimës po vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e nj shtetasi në vitin 2018.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *