Manipuluan zgjedhje në të gjithë botën/ A kanë patur ndikim izraelitët në Shqipëri? “Të pranishëm” në zgjedhjet e 2021

Një skandal ka tronditur politikën botërore, ku sipas “The Guardian” kompania me “rrënjët” në Izrael e drejtuar 50-vjeçari Tal Hanan, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge” ka ndikuar në zgjedhjet në vende të ndryshme.

Hetimi i medias britanike zbulon detaje të jashtëzakonshme rreth mënyrës sesi dezinformimi po përdoret si armë nga skuadra e “Jorge”, i cili drejton një shërbim privat që ofron ndërhyrje të fshehtë në zgjedhje pa lënë gjurmë kudo në botë; në të gjithë Afrikën, Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Evropë. Grupi i gazetarëve të cilët hetuan në lidhje me skandalin ishin reporterë nga 30 media të ndryshme, duke përfshirë Le Monde, Der Spiegel dhe El País. Të gjithë raportojnë se vendet ku ka pasur ndërhyrje në zgjedhje janë 33, por janë përmendur vende si: Britania e Madhe, SHBA, Kanada, Gjermani, Zvicër, Greqi, Panama, Senegal, Meksikë, Marok, Indi, Shtetet e Bashkuara, Emiratet Arabe, Zimbabve, Bjellorusia dhe Ekuador.

Një nga shërbimet kryesore të kësaj skuadre është një paketë e sofistikuar softuerësh, Advanced Impact Media Solutions ose Synimet, që kontrollon një ushtri të madhe me mijëra profile të rreme të mediave sociale në Twitter, LinkedIn, Facebook, Telegram, Gmail, Instagram dhe YouTube. Disa avatarë madje kanë llogari në Amazon me karta krediti, “kuleta” bitcoin dhe llogari Airbnb. Por nuk dihet nëse ka pasur ndikim në Shqipëri edhe pse nuk është përmendur me emër. Për më tepër që dy partitë kryesore politike, si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë “mburrur” se në fushata zgjedhore kishin punësuar ekipe izraelite. Më konkretisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 8 strategë izraelitë ishin përfshirë në fushatë.

ARTIKULLI I  DOSJA.AL në vitin 2021:

Miq dhe rivalë! Këshilltarët izraelitë më të preferuarit e politikanëve shqiptarë, mediat: Orkestruan fushatën politike

Ish-zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanjahu, Jonatan Urich u zhduk nga Israeli dhe mediat e vendit të tij shkruanin se mbërriti në Shqipëri. Këtu ai mbërriti për të ndihmuar fushatën e Lulzim Bashës. Jonatan Uirich ishte në anën e humbjes, duke këshilluar Bashën së bashku me Asaf Shariv, një ish-këshilltar i komunikimit i kryeministrit Ariel Sharon; Israel Einhorn, ekspert për reklamat dhe këshilltar i Netanyahu; dhe Adi Timor, një konsulent komunikimi me ekspertizë në fushatat ndërkombëtare.

Ndërkohë që fushatën e Ramës e ndihmoi Tal Silberstein, i cili shërbeu si këshilltar strategjik i Gideon Sa’ar në fushatën e marsit 2021 dhe ka qenë një shtyllë kryesore e fushatave të tjera në Evropë. Më të ishte dhe Assaf Eisen, i cili ka punuar për shumë vite në Shqipëri dhe shumë vende të tjera; Ido Stossel, i cili këshilloi Laburistët në Mars; dhe Shuki Shapira.

“Në të gjithë Evropën, izraelitët kanë një atmosferë për të qenë magjistarë në fushatën digjitale dhe afërsia e Tel Avivit me Evropën, Tirana është tre orë larg ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e biznesit për strategët izraelitë. Përhapja e këshilltarëve izraelitë në zgjedhjet evropiane do të thotë që ndonjëherë strategët që punojnë kundër njëri-tjetrit në një vend do të punojnë së bashku në një tjetër. Për shembull, në Izrael, Timori dhe Silberstein punuan për Sa’ar, por në Shqipëri ata ishin në anët e kundërta. Urich u angazhua shumë vonë në fushatën e Bashës, Ai fluturoi në Tiranë ndërsa fushata u mbyll në Prill, pas zgjedhjeve të vetë Izraelit në fund të Marsit,”-shkruante pas zgjedhjeve media “Time of Izrael”.

Por megjithatë lidhjet janë, duke ngjallur dyshime se “nën ujra” në Shqipëri mund të ketë punuar edhe vetë “Jorge”, i identifikuar si Tal Hanan është CEO i Demoman International. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë, pasi as “The Guardian” nuk e ka nxjerrë listën e plotë të 33 shteteve që janë të përfshirë në skandal. Por në Greqi kanë shkuar, kështu që nuk përjashtohen që të kenë operuar edhe në vendin tonë. Por në cilën anë vallë…? “Demoman International” siguronte fitoren dhe këtë e ka ‘reklamën’ më të mirë, a mund të ekzistojë mundësia që të kenë punuar edhe për kryeministrin Edi Rama duke i siguruar mandatin e tij të tretë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *