Mandati i Xhaçkës/ Shtyhet me 2 javë mbledhja për hartimin e raportit final

Këshilli i Mandateve dhe rregullores është mbledhur këtë të premte në lidhje me mandatin e ministres, Olta Xhaçka.

Lidhur me kërkesën e PD-së për t’i hequr mandatin ministres, deputetja e PS, Klotilda Bushka ka kërkuar shtyrje me dy javë kohë, në mënyrë që të bashkërenditen kërkesat e PD

“Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efekte të natyrës së çështjes dhe për efekte të punës së ngarkuar të Kuvendit”, tha ajo.

Lidhur me kërkesën e Bushkës, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se uron mos të detyrohet sërish të kërkojë mbledhje.

“Uroj që të mos detyrohemi sërish të kërkojmë mbledhjen, është barra juaj zonja kryetare që të kërkoni dhe pa na detyruar ne të mblidhen firmat për mbledhjen. PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave”, tha ai.

Kujtojmë se PD akuzon ministres se ka përfituar nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *