Mandati i Fredi Belerit, Celibashi analizon skenarët e mundshëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë e Himarës, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Celibashi theksoi se KQZ i dha mandatin Fredi Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë.

Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Celibashi theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

Celibashi: “Në dijeninë time nuk ëshrë rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës.

Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj. Gjithësesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente.

Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja.

Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”./EuroNewsAlbania

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *