“Mali i Zi zgjodhi” Gjukanoviç reagon pas humbjes

Pas tri dekadash në pushtet, Milo Gjukanoviç ka rënë nga “froni”. Polikani i ri Jakov Milatoviç fitoi binshëm në raundin e dytë, duke u zgjedhur kështu Presidenti ri i Malit të Zi.

Pas rezultateve, Gjukanoviç nuk hezitoi të urojë Milatoviçin  dhe ta përgëzojë për fitoren, duke u shprehur se Mali i Zi zgjodhi dhe ai e respekton zgjedjen e tyre.

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha Gjukanoviq.

Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Millatoviqin për fitoren.

Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *