Makina përplas motorin në “Don Bosko”, ambulanca dhe policia mbërrijnë në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Nga pamjet e para që sjell “BalkanWeb” shihet se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit. Aty shihen të mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë kur ka ndodhur ngjarja.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *