Makina përplas çiklomotorin në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

Një makinë është përplasur me një çiklomotor në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i ciklomotor.

I plagosuri, i identifikuar si Gjergj Gjoni, banues në Balldre, është transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i çiklomotorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *