Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë (Foto)

Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se si drejtuesi i mjetit si pasojë e kontrollit ka dalë nga rruga në afërsi të Pallatit me shigjeta dhe ka përfunduar në Lanë.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *