Makabre! Hodhi foshnjen në lumë e shkoi të festonte Vitin e Ri në hotel, arrestohet nëna në Greqi

Një foshnje e pajetë është parë natën e ndërrimit të viteve nga kalimtarë në digën e lumit Aliakmonas në Greqi, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Vajza 11-muajshe është dërguar me urgjencë në spitalin e Verisë, ku është konstatuar pa jetë. Menjëherë më pas, autoritetet arrestuan nënën e saj.

Sipas mediave greke, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar me vogëlushen nga një fshat i Aleksandrisë, ku jetonte me prindërit e saj. Autoritetet helene kanë bërë me dije se pas aktit të saj, ajo ka shkuar në Aleksandri dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri në një hotel. Të nesërmen, më 1 janar, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e foshnjës, nëna nuk ka dhënë përgjigje të qarta.

Gruaja fillimisht nuk e pranoi krimin, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në lumin Aliakmonas. Foshnja u lokalizua nga efektivët e policisë në digën e Aliakmonasit dhe punonjësit e policisë arrestuan nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike, pasi ishte shtruar në klinika psikiatrike më herët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *