Luizi dhe Dea ‘kokë më kokë’! Cili do të jetë finalisti i parë i BBV?

Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet të shtunën në prime-n e ardhshëm.

Në dhomën e rrëfimit secili banorë zgjodhi dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë. Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qënë Luizi, Dea Mishel dhe Kristi.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njeri tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së djeshme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *