Luiz Ejlli premton surpriza, ja se ku do ta shohim

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, duket shumë i ngarkuar për shkak të angazhimeve të shumta pas daljes nga “Big Brother Vip” me projekte muzikore, koncerte, intervista apo takime me miq të tij.

Mësohet se ditën e dielë, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na i ka bërë me dije këtë gjë përmes një foto të postuar në InstaStory. Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.

Po ashtu, edhe Veton Golaj, i cili imiton Luizin tek Portokallia, ka postuar sot një video ku shfaqet bashkë me këngëtarin shkodran në ambientet ku qëndron stafi i Portokallisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *