“Luftë me tek fishek, cili hall shtyn Ilir Metën të kërcënoi!?”/ Ngjela: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë muajve shtator-tetor

Avokati Spartak Ngjela, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Partinë e Lirisë. Ngjela ironizon qëndrimet e kësaj force politike, kur shkruan se kjo forcë politike e do lirinë, por e do vetëm për veten e saj.

Gjithashtu avokati ka bërë një paralajmërim të fortë, ku deklaron se me anë të ligjit antikorrupsion, në muajt shtator-tetor, çiftit Meta-Kryemadhi do ti konfiskohen paratë.

Po ashtu avokati shton se kjo është arsyeja pse Meta i është futur një lufte të ashpër politike, ku sipas tij po kërcënon me “luftë me një fishek”. Gjithashtu ai thekson se luftën antikorrupsion në Shqipëri e drejton SHBA.

Postimi i plotë:

Opozita e Ilir Metës është lojë me bukuri qesharake në funksion të lirisë:

Partia e Ilir Metës quhet “Partia e Lirisë”.

Kjo parti që e do shumë lirinë, po për veten ama, e jo për të tjerët, në funksion të liderit drejtues të partisë, ajo mban brenda saj një specifikë prone, e cila ecën kështu:

Nga burri Ilir Meta te bashkëshortja e tij Monika, dhe, nga kjo, sërish te burri i saj. Ky është “çelësi krijues” i Partisë së Lirisë në lidhje me kryetarin e saj.

Dhe, me këtë skemë specifike, a thua të fitojë gjë në zgjedhjet e afërta kjo parti?

Kështu siç po shfaqet sheshit, një lojë prone kuptohet të jetë lidershipi kësaj partie, por, po shqiptarët, pa logjikë janë që mund të votojnë këtë parti?

Jo, kjo parti nuk do të votohet. Por, dihet tani se ajo blen votuesit.

Po paratë, nga pronat e tyre i ka martë si fitim çifti Meta?

Nuk dihet se nga i ka gjetur ose ku i ka marrë paratë çifti Meta, por në bazë të ligjit antikorrupsion, Partia e Lirisë, gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti nuk duhet të ketë para më, sepse çifti Meta do konfiskohet tërësisht nga ligji antikorrupsion.

Prandaj po sokëllin me kërcënime Ilir Meta?

Po, prandaj.

Por, a ka forcë ky?

Nuk ka forcë Ilir Meta, por halli po e shtyn ta shpallë luftën me një fishek.

Po pse, fitohet lufta me një fishek.

Ekspertët e psikiatrisë na kanë thënë se individët që janë pacientë në spitalin psikiatrik të Elbasanit, thonë se: po, lufta mund të fitohet edhe me një fishek.

Po si shpjegohet kjo?

Psikiatri na tha duke qeshur se është fjala që edhe një fishek të del për t’ia hequr vetes.

Po Meta, mund të arratiset si Gruevski i Maqedonisë së Veriut?

Nuk e di; por që Meta dhe Gruevski kanë qenë miq e shokë me njeri-tjetrin, këtë e di gjithkush.

Po Beogradi dhe Moska, do të vijojnë t’i përkrahin këta të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë?

Do të vijojnë mo, do të vijojnë, por luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton Uashingtoni. Pse, Uashingtonin do të mundin këta në një shoqëri e cila është 97 përqind pro-amerikane?

E pra…

E kuptoni tani se çfarë luan këtu?

Po, tani kuptohet përse Meta e ka shpallur luftën me një fishek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *