Lokalet/ Ilir Meta: “Rama basketbollist i dështuar, ne do bëjmë trepikshin Tiranë, Durrës dhe Elbasan”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ka thënë fjalën e tij në takimin elektoral përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në Tiranë.

Meta deklaroi se “Shqipëria të ndahet nga një regjim monist ku një person kontrollon 60 gomerë përveç Shkodrës”.

Ai vijoi duke thënë se Rama u përpoq t rrotullonte fushatën rreth emrit të tij dhe atyre të Berishës dhe Metës, por fushata përfundoi me protagonizmin e emrave si “Igli Cara në Durrës, Boçi në Elbasan dhe Belo në Tiranë”.

“Kryeministri më i dështuar që ka qenë dhe basketbollist i dështuar. Tani do t’i bëjmë një trepikësh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan”, u shpreh Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *