Lojra fati në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi  kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij.

Shtetasi me iniciale O. Xh., akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-O. Xh., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin ” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në lokalin e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *