Lindita Nikolla takohet me Presidentin e Senatit të Italisë: Shqipëria, partner model që gjeneron siguri në rajon

Në vijim të vizitës zyrtare në Romë, mbrëmjen e sotme Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Zëvendëskryetarja Felaj, Zëvendëskryetari Gjerkmarkaj, Kryetari i grupit të miqësisë Pëllumbi dhe Ambasadorja Bitri Lani, u takuan me Presidentin e Senatit të Italisë, Ignazio La Russa.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidentin e Senatit La Russa për mbështetjen e gjithanshme të Italisë për Shqipërinë, Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, sidomos për mbështetjen e fuqishme të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit.

“Vizitat dhe shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve dëshmojnë klimën e marrëdhënieve të shkëlqyera politike, të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe miqësisë mes dy popujve tanë. Bashkëpunimi ekonomik është intensiv dhe mund tëmbështetet në përdorimin më mirë të pozicionit dhe afërsisë gjeografike të vendeve tona, duke gjeneruar programe të reja zhvillimi e bashkëpunimi. Shqipëria vlerëson politikat për ruajtjen e traditave arbëreshe dhe mësimin e gjuhës shqipe në Itali dhe ka krijuar kushtet për mësimin e gjuhës italiane në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh mund ta thellojmë edhe në fusha të tjera”, tha Nikolla.

Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve nënvizoi se miqësia mes italianëve dhe shqiptarëve është e natyrshme dhe fqinjësia kulturore është një urë miqësie mes dy vendeve. Italia bashkëpunon me Shqipërinë si një partner që gjeneron stabilitet dhe kontribut për paqen e sigurinë. Italia është gjithashtu krenare për marrëdhëniet e shëndosha, raportet e larmishme mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryetarja Nikolla e ftoi Presidentin La Russa për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të realizohet së shpejti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *