Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

Finalizohet operacioni i koduar “Invisible”. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 41-vjeçari Bledjan Qose, pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.

Operacioni është kryer në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Invisible”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”. Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *