Lëndohen 20 ushtarë të KFOR-it gjatë përplasjeve në Zveçan

Njëzet ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përplasjeve me protestuesit në Zveçan.

Në orët e pasditës, situata ka eskaluar në Zveçan, pasi KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës, por ata nuk pranuan.

Nga burimet brenda institucioneve të sigurisë është mësuar se janë lënduar së paku 20 ushtarë të KFOR-it.

Para eskalimit të situatës, KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Siç njofton gazetari i T7 nga Zveçani, ekipet mediale janë strehuar në një lokal, pas tensionimit të situatës atje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *