“Lekët do t’i nxjerrim një e nga një” Berisha-Ramës: Koha jote është e numëruar

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme zhvilloi një takim në Sarandë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli dhe për Bashkinë e Konispolit, Fatmir Shero.

Ai ka vijuar me akuzat se qeveria e Rama është e korruptuar.

Berisha i dërgoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit , duke i thënë se pas 14 majit i ka ditët e numëruara dhe e pret fati i mafies që ai vetë ka ndërtuar.

Pjesë nga fjala e Berishës: “Shkodranët dhe vlonjatët janë në kulmin e atyre që kanë ikur. Në kohën kur ne qeverisnim, qëllimi ishte të kapnim Slloveninë. Sepse Shqipëria ka shumë herë më shumë pasuri se Sllovenia. E kundërta ndodhi me këta. Ky bllokoi rritjen e rrogave. U vidhisëm të fundit në Ballkan.

Kosova doli 40 % para nesh. Mësuesi në Kosovë 60 % rrogë më të lartë se në Shqipëri. Fermerët në Kosovë subvencionohen. Biznesi në Kosovë kishte një paketë mbështetëse disa herë më të madhe sesa Shqipëria gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Paratë i vjedhin. Ndërtojnë një kilometër rrugë me 24 milionë euro dhe shkolla me 6 milionë euro. Sot Rama ishte në Kamëz dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë që t’u thotë qytetarëve të Kamzës që po nuk votuat Rakip hajdutin, nuk keni para.

Pas 14 majit koha jote është e numëruar dhe do të ndjekësh fatin e mafies tënde. So është një moment për t’u bashkuar. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *