Lavrov anulon vizitën dy ditore në Beograd

Vendimi i Malit të Zi, Maqedonisë së Veirut dhe Bullgarisë për të ndalur flutimimin  në zonën e tyre ,ka detyruar mesaduket kryediplomatin rus Sergei Lavrov të anulojë vizitën e tij dy ditore në Beograd që do të niste nga sot. Lajmi nuk është konfirmuar nga ministria e jashtme ruse, por një burim  për Interfax e ka cituar edhe agjensia Reuters.

Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.

Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga ministria e jashtme ruse.

Serbia, e cila ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, ka shmangur presionin për të marrë anën për pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç ranë dakord muajin e kaluar se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë, ndërsa vendeve të tjera janë ndërprerë për shkak të refuzimit të pagesës së gazit rus në rubla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *