Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën një personaliteti të shquar të futbollit shqiptar. Sabri Peqini, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 95-vjeçare.

Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950. Nga viti 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve.

Gjithashtu Peqini ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *