Lajm i keq për mbretëreshën Elizabeth II/ Mjekët i ndalojnë martinin e preferuar…

Shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth II nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit dhe për këto arsye ajo duhet të heqë dorë nga martini i saj i preferuar që i pëlqen ta pijë herë pas here në fund të ditës.

Sipas “Daily Mail”, këtë rekomandim thuhet se e kanë dhënë mjekët e oborrit mbretëror.

Rekomandimi u bë për të mbrojtur shëndetin e sovranes, duke marrë në konsideratë moshën e saj 95-vjeçare, në funksion të një sezoni plot angazhime publike pas urgjencës COVID-19. Angazhime që tashmë kanë rifilluar me një ritëm të moderuar javët e fundit dhe të destinuara për të vazhduar me praninë e Madhërisë së Saj në konferencën ndërkombëtare të klimës CoP26 në Glasgow, nën presidencën britanike, në fillim të nëntorit.

Për të arritur më pas në ato që do të çojnë në festimet e vitit 2022, i ashtuquajturi Jubileu Platinum: 70-vjetori i hipjes në fron i Elizabeth II.

“Asaj iu tha të heqë dorë nga gota e alkoolit në mbrëmje, që zakonisht është një martini”, shkroi Nicholl, duke cituar dëshminë e “miqve” të supozuar të familjes së Windsor.

“Në realitet nuk është ndonjë problem i madh, meqenëse Mbretëresha, sigurisht, nuk është një pijanece e madhe, por mua më duket disi e padrejtë që, në këtë fazë të jetës së saj, asaj i duhet të heqë dorë nga një prej kënaqësitë të saj të pakta”, shtoi komentuesja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *