Lajm i keq për kombëtaren gjermane, 2 yjet e Bayern pozitiv me Covid-19

Gjermania luan me Hungarinë dhe Anglinë në 23 dhe 26 shtator për Nations League. Trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të keq përpara ndeshjeve, me dy yjet e ekpit që janë pozitiv me covid-19.

Lojtarët e Bayern Munich, Neuer dhe Goretzka pas kontrolleve mjekësore kanë rezultuar të infektuar, duke u izoluar. Dyshja ishte pjesë e festës së Bayern në Munich, me lojtarët që festuan Octoberfest.

Tanimë pas rasteve me Covid edhe te Bayern janë të shqetësuar, duke testuar lojtarët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *