Vrasja e Nikulajt/ Ja kur do të mbahet seanca për ekstradimin e britanikëve

Seanca gjyqësore për ekstradimin e personave që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj do të mbahet më 5 Maj. Sot përpara gjykatës dolën Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, të cilët u lanë në burg deri sa të jepet vendimi për ekstradimin e tyre. Gjyqtarja që po merret me çështjen Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tyre.

“Gjykatësja e distriktit të Londrës Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi si masë sigurie arrestin me burg. Sikurse vendosi që seanca e radhës për këtë kërkesë ekstradimi të mbahet me 5 Maj. Gjyqtarja Neeta Minhas refuzoi aplikimin për liri me kusht nga mbrojtja e Thomas Mithan”, tha zëdhënësi i gjykatës.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *