U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i të riut

Palombarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Mat.

I riu ishte me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën mbrëmjen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *