Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për një viktimë

Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” në vendin e njohur si “Varrezat Katolike”, mesditën e sotme.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të krimit, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, Petrit Vukansi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *