Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet e moshuara

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej  vetëm një e moshuar rreth 70 vjeçe e identifikuar si Roza Shahu e cila jeton e vetme.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës , ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të këtij pallati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *