Klienti plagos kamarierin 22-vjeçar në “fast food”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes ku gjatë një konflikti të çastit, një 66-vjeçar ka plagosur me thikë një 22-vjeçar në një “fast food”. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shtetasi ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *