Kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës së Fierit

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht në SPAK Drejtorin e Kadastrës së Fierit, Arben Voja si dhe specialisten Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një dëm të përgjithshëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15%.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *