Laboratori i dorgës në Frakull, GJKKO liron Kid Koshenën

GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të laboratorit të drogës Fier pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal. Duke i zevëndësuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Kujtojmë se në grupin e laboratorit të kokainës në Fier, u arrestuan mes të tjerësh Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi.  Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili më vonë u arrestua. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

“Shërbimet e Policisë ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, automjetin tip ;Range Rover; me të cilin qarkullonin këta 4 shtetas. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit. Në vijim të operacionit ‘Katrori’, u ushtrua kontroll edhe në banesat e këtyre shtetasve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit të arrestuar R. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 armë zjarri, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit”, njoftoi asokohe policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *