La Casa de Papel/ Netflix zbulon detaje të reja, publikohet traileri i fundit i serialit

Netflix ka zbardhur detaje të reja mbi episode e fundit ë serialit me famë globale “La Casa del Papel”, duke zbuluar me anë të një traileri përmbyllës tensionin e ekipit me sytë nga masivi i madh i arit.

Sipas prestigjozes Variety, “La Casa del Papel”, e njohur si “Money Heist” në gjuhën angleze, do të nisë pesë episodet e saj të fundit më 3 dhjetor. Netflix theksoi se seriali është drama e tij e huaj (jo në anglisht) më e shikuara duke mbajtur pas ekranit 180 milion persona.

E vendosur në Madrid, “La Casa del Papel” rrotullohet rreth një grupi grabitësish të jashtëzakonshëm, të cilët vendosin të hyjnë në bankën spanjolle për të vjedhur miliona euro. Suksesi i serialit ishte shumë i madh dhe i kaloi kufitjë e Spanjës dhe Evropës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *