“Ky diell nuk është normal”/ Rrezatimi ekstrem ultravjollcë po ‘përvëlon’ Bolivinë

Qyteti bolivian La Paz, që gjendet në zonë malore, është pushtuar nga një valë e pazakontë e të nxehtit si pasojë e nivelit rekord të rrezeve ultravjollcë. Ekspertët besojnë se kjo po ndodh për shkak të nivelit të ulët të reve, që mund të ketë lidhje me ndryshimet klimatike.

Niveli i rreve ultravjollcë në këtë qytet gjatë javëve të fundit ka arritur shifrën 21 në termometër që zakonisht ngritet deri në 20. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), indeksi i rrezeve ultravjollcë prej 11 konsiderohet si “ekstreme” dhe qytetarët këshillohen që të shmangen ekspozimin në diell.

“Dielli po djeg tmerrshëm. Ky diell nuk është normal”, tha Segundina Mamani, banore e La Pazas.

Banorët e këtij qyteti që gjendet në lartësi mbidetare prej 3.600 metra, po tentojnë të freskohen duke ngrënë akull dhe qëndruar në hapësira ku ka më shumë hije.

Malet në Ande mund të goditen nga niveli më i rrezikshëm i rrezeve ultravjollcë, e indeksi i rrezeve ultravjollcë mund të arrijë shifrën prej 40, por zakonisht shkojnë nga 11 deri në 17, shkruan CNN.

Shkencëtarët bolivian besojnë se ndryshimet e reshjve dhe mungesa e reve rritin efektin e rrezeve ultravjollcë.

“Ne kemi konfirmuar atë që shumë thonë: sezoni i shirave mund të sjellë të njëjtën sasi shiu, por është më i shkurtër,” tha Luis Blacutt, një studiues në laboratorin e fizikës atmosferike në La Paz, i cili ka bërë modele të ndryshimeve klimatike për të studiuar trendin.

Ndërsa disa reshje sollën lehtësim këtë javë, laboratori pret që nivelet e larta të UV-së të zgjasin të paktën për një javë tjetër.

“Kjo do të thotë se zhvillimi i reve është vonuar, hyrja e rrezatimit ultravjollcë është më e dukshme… Tani që nuk ka re, kemi një hyrje të një sasie të madhe të rrezatimit ultravjollcë që prek të gjithë”, tha Blacutt.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *