Kuvend/ Kryemadhi: Rama do ta ketë të vështirë daljen nga zullumi ku ka hyrë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u shpreh në Kuvend se SHBA do t’i shkojë deri në fund çështjes “McGonigal”. Ajo tha se kryeministri Rama e ka shumë të vështirë të dalë nga “zullumi ku ka hyrë”, ndërsa u shpreh se “sa më shumë zhytet në helmin e tij aq më i rrezikshëm bëhet”.

“Të jeni të bindur që SHBA do i shkojë deri në fund. Diskreditrimi është shumë më shumë. A i ka dhënë Edi Rama të drejtën për shpime pusesh nafte McGonigalit për naftën ruse. A ka qëllime të tjera që cenojnë sigurinë edhe të shumë politikave të sigurisë së NATO-s, ku Shqipëria është anëtare?

Edi Rama nuk është institucion është individ që sa më shumë zhytet në helmin e tij aq më i rrezikshëm bëhet. Sado të fsheh panikun që ka me mediat e blera me fjalimet e ka të vështirë të dalë nga zullumi ky ka hyrë, përdorimi i zyrës së kryeministrit si një pronë privat  për momentin mund t’i japë kënaqësi shpirtërore, por në afat gjatë, vuajtjen do ta ketë shumë të shpejtë” – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *