Kuvend dhe protestë në orën 17:00/ Opozita ka paralajmëruar tubim sërish para Parlamentit

Ditën e sotme Opozita do të protestojë sërish. Ashtu siç u paralajmërua në protestën e 11 shkurtit, qytetarët janë thirrur sot nga Kreu i PD, Sali Berisha për të protestuar para parlamentit, teksa ky i fundit pritet të mblidhet ditën e sotme në seancën plenare që është parashikuar në nisë në orën 17:00.

Çështja McGonigal ishte çështja e fundit që ngriti opozitën, teksa Berisha ka paralajmëruar një revolucion demokratik që do të përfundojë me fitore. Por siç u shprehën në protestën e së shtunës, gjendja ekonomike, rritja e çmimeve, largimi i të rinjve, korrupsioni etj., janë disa nga arsyet e protestës.

Ditën e djeshme Berisha tha se parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij dhe se “ne do të mbrojmë votën e lirë”.

“T’i mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi votën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. T’i mohosh të drejtën për t’i kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.

Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet t’u dalim zot”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *